Arrestohet personi që kërcënoi me vdekje Vuçiç-in, pranon akuzën por hiqet si i “çmendur”: Nuk ndoqa terapinë e mjekut

0

Për kërcënimin me vdekje të Presidentit Aleksandar Vuçiç, policia serbe mbrëmë ka arrestuar një person, raportojnë mediat serbe.

Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiç, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Prokuroria në Beograd.

Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur terapinë e përshkruar nga mjeku.

Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.

Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu