Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, pas suksesit ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e FA Cup, u shpreh për BBC:
“Mund të them se sot ishte pjesa e parë më e mirë që Liverpooli im ka luajtur ndonjëherë. Unë e kam dashur çdo sekondë të 45 minutave të para.
Padyshim që pas golit të Grealish ndeshja shpërtheu dhe ne pamë gjithë cilësinë e Cityt, i cili mbetet një skuadër e çmendur.
Dhe ne jemi shumë të lumtur, pikërisht sepse e dimë se sa e vështirë është të fitosh kundër tyre. Jemi mbi hënë: ne mundëm ekipin më të fortë në botë. Jam vërtet krenar për djemtë e mi”.