Zelensky paralajmëroi ndërprerje të negociatave, Rusia përgjigjet me sulm ndaj avionit ukrainas

0

Moska zyrtare njofton se ka rrëzuar një avion ukrainas i cili ishte i ngarkuar me armatime të huaja për ushtrinë e këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, avioni ukrainas me armë nga Perëndimi u rrëzua pranë Odesës, por diçka e tillë nuk konfirmohet nga zyrtarët vendas

Gjithashtu, ushtria ruse njofton se ka “pastruar” të gjithë Mariupolin nga ushtarët ukrainas, dhe se vetëm disa trupa të brigadës “Azov” kanë mbetur në zonën e fabrikës së çelikut.

Më herët gjatë së shtunës, presidenti Zelensky paralajmëroi se nëse eliminohen trupat ukrainase në Mariupol do të jetë fundi i negociatave për paqen me Rusinë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu