Kiev- Disa shpërthime janë raportuar të jenë dëgjuar në Kiev mëngjesin e sotëm sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Megjithatë shkaku mbetet ende i paqartë. Dje një person u vra dhe disa të tjerë mbetën të plagosur për shkak të sulmeve ajrore në qytet.
Ndërkohë media lokale Kyiv Independent thotë se alarmet për sulm ajror janë lëshuar pothuajse në çdo rajon të Ukrainës në orët e para të mëngjesit.