4 kandidatë/ Vlora zgjedh sot kryetarin e PD, Leskaj bën thirrje për bashkim

0

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë do të zgjedhë ditën e sotme kryetarin e ri. Në garë janë katër kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.

Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj fton anëtarët e PD që të marrin pjesë në zgjedhje. Në një status në Facebook, Leskaj shkruan se votae lirë e demokratëve do tu shërbejë bashkimit të tyre.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, kryefjala jonë ka qenë “BASHKIMI”, sepse asnjëherë nuk kemi pasur dyshimin se pavarësisht divergjencave, kundërshtarët nuk janë ata që mendojnë ndryshe brenda familjes së madhe të Partisë Demokratike, por kundërshtari ynë i vetëm është një dhe vetëm një: sekti Rama në pushtet! Jo bashkim me përjashtime, por bashkim, që nuk përjashton ASNJË demokrat nga proceset e riorganizimit dhe fton të gjithë kontributorët që nga 1990 e deri më sot.”-shkroi Leskaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu