Ditë e sotme në qytetin e Kavajës ka shpërthyer një bombul gazit në një banesë në katin e 4 të pallatit 7 katësh pranë tregut.
Shpërthimi i bombulës vuri në alarm të gjithë banorët. Mësohet se brenda banesës kishte mbetur një i mitur brenda dhe nuk kishte mundur të dilte jashtë, por megjithatë të miturit nuk i ndodhi asgjë dhe gjithçka u normalizua nga ndihma e punonjësve të zjarrfikësve dhe nga policia.
Sipas burimeve për Infowebtv, nuk ka pasur të lënduar brenda banesës, por vetëm dëme në ambientet e shtëpisë.