Një grabitje me armë, ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku sipas burimeve policore, autor ka qenë një person me kapuç.
Gjithnjë referuar burimeve fillestare të Policisë, autori i ka marrë paratë pa dhunë. Edhe pse personi nuk është identifikuar ende, sipas policisë veprimet e tij kanë qenë jo të dhunshme, dhe pistoleta e tij dyshohet se ka qenë lodër.
Mësohet se shuma e parave të marra është 1 milionë lekë të vjetra.
Policia thotë se po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë në njoftimin zyrtar të ngjarjes janë hequr fjala ‘lodër’ apo grabitje ‘pa dhunë’.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.