Zgjedhjet në degët e PD-së, zgjidhet Ilirjan Alliu me 248 vota në Librazhd
LIBRAZHD- Ilirjan Alliu është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Librazhd. Mësohet se gjatë zgjedhjeve të sotme, Alliu ka marrë 248 vota.
Ndërkohë që kundërshtarët e tij, Shefki Çota ka marrë 124 vota, ndërsa Ndriçim Lila ka marrë vetëm 76 vota.