Ditën e sotme do të ketë një takim mes kryetarëve të grupeve parlamentare. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka bërë me dije se do të takohen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me Enkelejd Alibeajn, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun.
“Do të jetë një takim paraprak me qëllim që të identifikojmë për parimet kryesore për emrin e Presidentit”, deklaroi Balla.
Enkelejd Alibeaj u shpreh një ditë më parë se grupi i PD do të mblidhet për të vendosur nëse do të marrë pjesë dhe si do veprohet për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Nga ana tjetër, Fatmir Mediu në cilësinë e kryetarit të grupit “Alanca për ndryshim” kërkoi transparencë dhe konsensus mes palëve. Madje ai propozoi që në tryezën e negociatave opozita të paraqitet si një trupë e vetme.