Satelitët, Rama: E paskeni me padurim! Vonesat s’janë në dorën time

0

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për herë të parë pas stërkalimit të afatit se përse Shqipëria nuk ka ende satelitë në hapësirë, ashtu siç u zotua vetë se do të ndodhte. Duke përdorur “Twitter”, Rama shkruan se ka pasur një arsye për vonesën dhe kjo sipas tij nuk është në dorë e tij, por nguron që të thotë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë; ku është ngërçi. Ndërsa nuk e harron edhe ironinë ndërsa shkruan se ai bën gjithmonë atë që thotë, por i bën përshtypje sesa shumë e kanë dashur këtë projekt.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!,”-shkruan postimin e tij


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu