Nisin sot zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratikë në Divjakë. Dy nga kandidatët për kryetarin e degës janë Ellizabeta Rredhi dhe Gjergji Janko.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se procesi i votimit është hapur në orën 8.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00.
Ata gjithashtu kanë lajmëruar se nëse në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00.
Ndërkohë kanë filluar zgjedhjet për kryetarë dege të PD në Berat, Përrenjas, Librazhd, Tiranë, Korçë dhe Krujë.