Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se një prej korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal nuk ka funksionuar siç ishte planifikuar.
Vereshchuk fajëson forcat ruse për mosrespektim të armëpushimit të tyre.
Ajo gjithashtu ka bërë me dije se autobusët e organizuar nga Rusia nuk arritën t’i dërgonin civilët në kohë në vendin ku ishin vendosur autobusët dhe ambulancat ukrainase për të realizuar evakuimin.