Policia e raportoi si aksident, zbulohet si u dhunua efektivi në Tiranë: I vuri gjobën automjetit, autori u çua nga lokali dhe…

0

Këtë të hënë efektivi Z.M., me detyre oficer i Patrullës së Përgjithshme është dhunuar nga një person, pasi kundërshtoi gjobën e vendosur për parkim të gabuar.

Mësohet se efektivi gjatë ushtrimit të detyrës i ka vendosur një gjobe një automjeti qe ishte parkuar gabim dhe në atë moment një person ka dalë nga lokali ku po qëndronte dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë duke e goditur dhe e shtyre.

Sakaq efektivi është rrezuar dhe ka rënë në bordurë dhe si pasojë ka thyer këmbën. Aktualisht punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut. Autori është shoqëruar nga Shërbimet e komisariatit 6.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu