Berisha flet për sherrin me Alibeajn: E ka zgjedh Taulant Balla

0

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn se është i emëruar në detyrë nga Taulant Balla. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha në një prononcim për mediat tha se nuk mund të përfaqësohet kurrë nga një person që vetë është emëruar nga Taulant Balla, duke akuzuar kështu drejtëpërdrejtë Alibeajn. Ndërsa më pas u ndal tek çështja e zgjedhjes së presidentit të ri, Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama po ndjek një praktikë mafioze për zgjedhjen e presidentit të ri dhe se nuk do ta njohë kurrë atë. Megjithatë pranoi se nuk kishte votat.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë. Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Po ashtu kjo praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon. Unë Alibeajn nuk e njoh. Pra kjo ishte pak a shumë debati në grupit parlamentar. S’mund të pranoj vendime të paqena. Negociata për presidentin? Ata kanë bërë zgjidhjet e tyre për zgjedhjen e presidentit brenda grupit parlamentar se si do të jetë më opozitën. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces, nuk them se nuk ka vota, por le ta zgjedhë vetë. Jo të poshtrojë grupin e tij parlamentar. Ka ide por sa është racionale, mund të propozosh kur ke votat. Kur nuk i ke tallesh me veten tënde,”-tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu