“E ka kapur psikoza e vdekjes, e thërrasin çdo natë nga biruca”/ Berisha-Ramës: E nxorrën përdhunisht për krahësh…

0

Berisha: Mbatharaku ia mbathi, është psikozë e vdekjes e kap njeriun kur ai ka kryer krime që tejkalojnë dhe vrasjet. Psikoza e kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij janë në biruca dhe çdo natë e thërrasin eja te ne. E kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve. Ai prodhon masa të revoltuar njerëzish.

Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur, i them se je i pashpresë se opozita vdekjen politike do ja garantojë. E kanë nxjerrë përdhunisht nga avioni për krahësh, ka menduar se qëndron mbi ligjin kudo që shkon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu