Gazetari gjerman, Michale Martens, është shprehur se Kosova shumë shpejt mund të fillojë procedurat e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.
Në një postim në Twitter Martins tha se matematikisht dhe politikisht mundësitë që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të larta.
“Rusia jashtë, Kosova brenda Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka shkruar Martens.
Këshilli i Evropës vendosi të përjashtojë Rusinë më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Kosovës i hapet rruga e lirë tashmë që Rusia nuk është më pjesë e këtij institucioni, kjo pasi kundërshtimi i saj dhe mosnjohja e Kosovës kanë qenë një pengesë e madhe.