BERAT– 45-vjeçari L.B., ka përfunduar në spitalin e Beratit pasi është dëmtuar teksa punonte tokën.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Potom, këtë pasdite.
Mjeti i punës e ka prekur në këmbë duke e lënë të plagosur.
Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Skraprarit dhe më pas u çua në Berat për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.