Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot më dt. 23 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në disa degë.
Gjatë ditës së sotme votohet për kryetarin e degës së PD-së në Durrës, Lushjne, Kurbin si dhe në tre njvsi bashkiake në Tiranë.
Procesi i votimit është hapur në orën -8:00 dhe do të vijojë deri në orën 17:00.
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.