Zgjedhjet për kryetar dege në PD, tre kandidatët që garojnë në Durrës

0

Zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratike po vijojnë çdo ditë. Sot zhvillohen zgjedhjet edhe në 15 degë të ndryshme përfshirë dhe qytetin e Durrësit.

Tre kandidatët që garojnë për kreun e PD-së në Durrës janë: Ardian Muka, Igli Cara dhe Osman Stafa. Kjo degë fton të gjithë anëtarësinë e saj të marrë pjesë në masivisht në zgjedhjen e kreut.

Votimi, i cili po zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kulturës ka nisur në orën 08:00 dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Votuesit duhet të jenë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti si dhe kartë antarësie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu