5 të vdekur nga bombardimet ruse në Odessa të Ukrainës, mes tyre një foshnje 3 muajsh

0

Të paktën pesë civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të rusëve në Odessa. Zyrtarët ukrainas thonë se mes viktimave është një foshnje tre muajsh.

Ndërsa numri i të plagosurve deri më tani vlerësohet që të jetë 18. Raketat ruse goditën pasditen e së shtunës një ndërtesë ushtarake dhe dy blloqe banimi në qytet.

Zyrtarët thanë se forcat ruse qëlluan të paktën gjashtë raketa, por shumica u rrëzuan nga forcat ukrainase.

Pamjet e publikuara në rrjet, të verifikuara nga mediat, tregojnë dy sulme ajrore në ndërtesa në qytetin jugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu