OSBE: Vëzhguesit tanë janë arrestuar në Ukrainën lindore

0

UKRAINË- Shumë vëzhgues ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Ukrainë.

Organizata shtoi se po përdor të gjitha kanalet në dispozicion për të lehtësuar lirimin e stafit të saj, por nuk dha më shumë detaje. Në një deklaratë të veçantë dje, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi raportet alarmante se forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM.

Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën. OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu