“Turp për futbollin francez”/ Pas kaosit në fushë, shihni përleshjet mes tifozëve të Nancy dhe policisë (VIDEO)

0

Duhet të ishte zgjidhja e fundit, por është kthyer në një tjetër turp për futbollin francez. Pas pesë sezonesh që kur zbriti në Ligue 2, skuadra e Nancy tani do të detyrohet të luajë edhe një kategori më poshtë.Ndeshja mes Nancy dhe Quevilly-Rouen, e vlefshme për ditën e 35-të të Ligue 2, u ndërpre në minutën e 39-të të lojës kur rezultati ishte 0-3.

Tifozët vendas, të tërbuar nga humbja që do të sanksiononte rënien matematikore të skuadrës së tyre nga kategoria, filluan të lëshonin bomba tymuese në fushë, duke e detyruar gjyqtarin Rémi Landry të pezullonte ndeshjen.

Tifozët e Nancy-t pas incidentit në fushë nisën incidente me policinë. Fanatikët e Nansit nga Franca filluan … një luftë me policinë duke përdorur fishekzjarre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu