SARANDË– Një sasi tritoli ka shpërthye në katin e parë të një hoteli. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1, Sarandë, në zonën e Kanalit të Cuckës rreth orës 21:45 në hotelin që rezulton të jetë në pronësi të personit me inicialet N.Y.. paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse në hyrjen e këtij hoteli dhe arsyeja. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.