‘Milani Cosmetics’ kompania e Depp, i nxjerr Amberit gënjeshtrën për grimin

0

Aktorja Amber Heard, në gjyqin aktual për shpifje ndaj ish-bashkëshortit yllit të Hollivudit Johnny Depp, ka deklaruar se kishte përdorur një produkt grimi nga Milani Cosmetics për të mbuluar të nxirrat që Depp i kishte shkaktuar asaj nga dhuna e ushtruar. Por Depp, e kundërshton pasi sipas tij kjo ishte e pamundur pasi në kohën kur Heard thuhet se kishte përdorur grimin, seti i përmendur nuk ishte ende në treg.

Sipas mediave amerikane Heard, ka përdorur make up-in në 2012 dhe 2016 kur çifti ishte ende bashkë. Por kompania njoftoi në një video të TikTok se shitja e produktit doli në treg në dhjetor të 2017. Sipas Depp ishte pamundur të ishte përdorur nga Heard-it, siç pretendoi avokatja. Është e paqartë nëse dëshmia e kompanisë do të luajë një rol në gjykatë.

Ish-asistentja personale e Amber Heard, Kate James, ka thënë se ajo kurrë nuk e ka parë aktoren të lënduar, të mavijosur apo të fryrë, pavarësisht se është marrë me të në baza ditore për një kohë të gjatë. Dëshmitarët në anën e Depp gjithashtu thanë në gjykatë se nuk kishin vënë re asnjë mavijosje në fytyrën e saj.

Java e tretë në e gjyqit më të përfolur të vitit është në prag. Johnny Depp ishte në rolin e dëshmitarit ku u mor në pyetje. Amber Heard ende nuk është përballur me të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu