Përballja në gjyqin që po mban në suspancë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm. Ylli i ‘Pirati i Karaibeve’ Johny Depp ka dalë tre herë në tribunë duke dëshmuar për episode të ndryshme në lidhje me marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Amber Heard. Depp ka dëshmuar se Heard ishte agresorja në marrëdhënien e tyre dhe se ai kurrë nuk e ka sulmuar fizikisht apo seksualisht, pavarësisht pretendimeve të saj. Nga ana tjetër, avokatët e Heard shtojnë se Depp shumë herë ka qenë i dehur dhe i droguar e se e ka dhunuar në mënyrë mizore aktoren.
Në gjyq kanë dalë video, biseda e regjistrime të bëra gjatë kohës kur dyshja jetonin bashkë. Në një prej videove, Depp shihej duke thyer kuzhinën. Ajo është xhiruar nga vetë aktorja dhe tregon Depp duke bërtitur dhe kërkuar për alkool në kuzhinë. Në disa mesazhe të shkëmbyera me aktorin Paul Bettany, Depp shkruante se donte ta digjte Amberin! Në sms thuhej se aktori propozonte ta mbysnin aktoren dhe më pas ta përdhunonin.
Nga ana tjetër, Depp e akuzon aktoren për bullizim, tallje e përçmim. Ai rrëfeu se gjatë një debati në vitin 2015, Amber i preu gishtin dhe e qëlloi me një shishe vodka. Depp diskutoi për tatuazhet e tij, duke i thënë gjykatës se Heard do të tallej me disa prej tyre, gjë që ai e barazoi me mbajtjen e një ditari të jetës së tij. Ai iu referua një tatuazhi “Winona forever”, të cilin Depp tha se e bëri për ish të dashurën e tij, aktoren ëinona Ryder, por e ndryshoi atë në “wino forever” pasi u ndanë. Ai tha se Heard nuk i pëlqente. Depp e akuzon edhe për tradhëti Amber. Ai ka publikuar një video ku Keard shihet në disa takime me Elon Musk dhe James Franco. Sipas tij, ato takime intime janë zhvilluar gjatë kohës që kanë qenë që martuar. Por tashmë gjyqi ka marrë një tjetër kthesë….
Avokatja kryesore e Amber Heard, Elaine Bredehoft nxorri një paletë të kompanisë “Milani cosmetic” në sallën e gjyqit dhe tha se me të aktorja mbulonte shenjat e dhunës së shkaktuar nga Johny Depp. Por kompania e përgënjeshtroi! Milani Cosmetic deklaroi se paleta e përdorur në sallë ishte prodhuar në vitin 2017 dhe nuk kishte se si Amber Heard ta kishte përdorur gjatë viteve 2012-2016 që ajo ka bashkëjetuar me Depp. Pas këtij episodi u përfol për një tërheqje të avokates së Heard, por zyra mohoi gjithçka.
Si nisi përballja?
Amber Heard deklaroi në një intervistë për Ëashington Post në vitin 2018 se martesa e saj me Depp kishte qenë një ferr dhe se ishte dhunuar gjatë gjithë kohës. Pas kësaj interviste, Johny Depp e paditi dhe kërkoi 50 milionë dollar dëmshpërblim për efektet negative që kishte pasur ajo deklaratë në karrierën e tij. Ndërsa Heard i ka qëndruar pretendimeve të saj dhe e ka kundërpaditur Depp për 100 milionë dollarë.