Nisin javët kulturore, Rama: Aktivitete në rrugë dhe jo vetëm, konkurrencë e zjarrtë deri tani! Nisim me Francën…

0

Nis java kulturore ndërkombëtare, Rama konferencë: Kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare, që do jenë një traditë e përvitshme për të shpalosur kultura të ndryshme, tradita dhe forma shprehjeje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi.

Patjetër që si viti i parë i këtij program të ri, është nje fazë që do të pasurohet në vitet e ardhshme, një eksperiencë nga e cila do mësojmë shumë.

Dua të theksoj se sa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në organizimin e javëve të tyre kulturore por kjo gjë e përbashkët i bën shumë më të aksesueshme këto vende, jo vetëm aktivitete artistike por dhe fusha të ndryshme.

Aktivitete në rrugë ose drejpërdrejtë në kulturën e vendeve të tjera, është program ku të gjitha moshat dhe kategoritë gjejnë arsye për ti aktivizuar nga moshat e reja e deri te gjyshërit.

Palët e angazhuara në vende të tjera kanë nevojë të shohin programin pastaj vetvetiu disa grimca konkurence do të kthehen në konkurencë të zjarrtë deri më tani. Do të nisim me Francën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu