SHKBB arreston drejtorin e burgut të Reçit, urdhri i dhënë nga prokuroria

0

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën. Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Fax News mëson se mbrëmjen e sotme u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika.

Ndërkohë pritet që pas arrestimit të tij të zbardhen edhe detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi shtetasin Ervis Zika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu