Futbollisti i famshëm, Neymar, nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në futboll. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë në lidhje me jetën e tij private. Prej një viti, ylli i Paris Saint-Germain po shijon lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane, Bruna Biancardi.
Kjo e fundit së bashku me Neymar, u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij.
Bruna dhe futbollisti i dashur për publikun u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje.
E teksa në fillim u përpoqën që romancën e tyre ta mbanin larg vëmendjes së publikut, tani ata e kanë zyrtarizuar në “Instagram”, ku kanë bërë disa dedikime të ëmbla për njëri-tjetrin.