Shteti shqiptar do të marrë 40 milionë euro borxh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë.
Ishte zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja ai që bëri prezantimin e projektit. Në fjalën e tij, ai tha se do të realizohet për 7 vite, dhe parashikohet që të rehabilitohen të 4 turbinat e hidrocentralit.
Zëvendësministri Bejtja sqaroi se që prej vitit 2008 në kaskadë janë investuar 150 milionë euro, duke nisur që nga siguria e digave deri tek rritja e prodhimit të energjisë. Ndërkohë që ai shtoi se investimi do të rrisë prodhimin e energjisë në kaskadë dhe do të shpenzohet më pak në vitet e ardhshme për mirëmbajtjen.