Alesandro Del Piero e sheh ndeshjen mes Mançester Siti dhe Real Madrid si një tablo ku janë parë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë ishte organizimi i jashtëzakonshëm i Sitit të Guardiolës, ndërsa nga ana tjetër individualitetet e Realit, që prodhuan një supersfidë të mbyllur me 7 gola.
“Duke e parë nga jashtë, ishte një ndeshje argëtuese dhe spektakolare. Kjo ndeshje ka nxjerrë në pah potencialin e një sistemi loje të një skuadre të pabesueshme, Mançester Siti. Ka shënuar 4 por mund të shënonte 8. Edhe aty ka detaje që bëjnë diferencën.
Nga ana tjetër është një skuadër e mbushur me kampionë, Benzema, Modriç, janë lojtarë të rrallë. Dinë si të përmbysin ndeshjet, nëse gabon një pozicion apo një vendosje, këta të ndëshkojnë ashpër”, theksoi Del Piero pas sfidës.