SPAK shpall konkurimin për hetues financiar! 8 vende vakante, KRITERET që duhen plotësuar

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur procedurën e konkurrimit për tetë vende vakante për Hetues në Sektorin e Hetimit Financiar. SPAK njofton se këta persona do të kenë përgjegjësi për verifikime të mjeteve financiare dhe pasurive të personave nën hetim dhe të raportojnë rezultatet tek prokurorët e posaçëm kompetentë.

Në momentin e aplikimit kandidatët duhet të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe telekomunikimeve vetjake. Aplikantët duhet të kenë diplomë në drejtësi, në financë apo në fusha të tjera përkatëse, të lidhura me fushën e hetimeve financiare. Afati i aplikimeve dhe dokumentacionit shoqërues përfundon më 12 maj 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu