Teksa prej ditësh qëndrojnë të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit, thuhet se civilët ukrainas vuajnë mungesën e ushqimeve. BBC shkruan se banorët e bllokuar aty iu kanë ngelur vetëm pak ditë furnizime ushqimore.
Lyuba Shipovich, në Lviv, është në kontakt të përditshëm me miqtë e saj që po luftojnë në ushtrinë ukrainase, ndërsa shton se për ta po mbaron koha.
Presidenti rus Vladimir Putin është i vetmi person që e di përgjigjen se kur do të dalin ata nga uzina”, tha ajo për “Ukrainacast” të BBC-së. Luftëtarët nga batalioni Azov dhe brigada e 36-të e marinës janë ende duke u përpjekur të mbrojnë fabrikën, por “është e pamundur të lirohet Mariupol, kështu që ata thjesht po përpiqen të luftojnë dhe të qëndrojnë për aq kohë sa të munden”, shton më tej banorja.
Ajo shton se sistemi i satelitëve Starlink të Elon Musk iu kanë mundësuar luftëtarëve të lidhen me internetin dhe ata përpiqen të jenë në kontakt të paktën një herë në ditë. “Nëse vrasin civilë me flamuj të bardhë, çfarë do të bëjnë me personelin ushtarak? Ata do t’i marrin dhe do t’i torturojnë – për ushtrinë, është më mirë të vdesësh duke luftuar sesa t’a lëmë fabrikën në duart e rusëve.”, tha ajo.