Putini urdhëron 175 mijë pasaporta diplomatike për elitën ruse

0

Rusia ka urdhëruar dhjetëra mijëra pasaporta të reja diplomatike në një proces që dyshohet se mund të jetë tentativë për të lejuar zyrtarët dhe spiunët rusë së bashku me familjet e tyre, të anashkalojnë sanksionet perëndimore.

Sipas Daily Mail, ministria e Jashtme në Moskë ka kërkuar papritur shtypjen e shpejtë të pothuajse 175,000 dokumenteve të elitës së udhëtimit me një kosto prej 3.3 milionë paund.

Megjithatë, ministria e nuk ka më shumë se 15,000 punonjës dhe sipas ligjit vetëm një në tre persona duhet të kualifikohet për statusin diplomatik.

Një raport nga media opozitare SOTA tha se sipas ligjeve ruse punonjësit e shërbimit të sigurisë FSB – pasardhësi më i madh i KGB-së së kohës sovjetike ju jep pasaporta diplomatike atyre që janë në misione të huaja.

Gjithashtu deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët të gjithë mund të kërkojnë pasaporta të cilat mund të shpejtojnë udhëtimin dhe të shmangin vizat në disa vende.

Urdhri i ri i Ministrisë së Jashtme vjen pas sanksioneve nga Perëndimi që kufizojnë udhëtimet e shumë personave të elitës ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu