Ish-komandanti i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë

0

Pas komenteve të mbrëmshme të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe se Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina ka reaguar edhe ish-komandanti ushtarak i NATO-s.

Gjenerali Richard Shirreff ka thëne se përshkallëzimi i dukshëm i qëllimeve ushtarake ruse është mirëpritur si veprim i duhur nga NATO.

Sipas BBC, ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky përshkallëzim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz.

“Duhet të ndiqet me burime të rëndësishme dhe duhet të bëhet pikërisht në të gjithë aleancën, në tërësi. Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton forcën,”-tha Shirreff.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu