Rusia shantazhon Japoninë pas stërvitjeve të përbashkëta detare me SHBA-në: Do hakmerremi

0

Rusia ka paralajmëruar Japoninë se do të hakmerret nëse zgjeron stërvitjet e përbashkëta detare me Shtetet e Bashkuara pranë kufijve lindorë të Rusisë.

Sipas CNN, kërcënimet e Rusisë vijnë pas mbështetjes që Japonia po i jep Ukrainës në luftën e cila ka hyrë në muajin e tretë.

Në një raport të martën nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti, zëvendësministri i Jashtëm rus Igor Morgulov tha se stërvitjet detare SHBA-Japoni ishin veprime kërcënuese për Rusinë.

“Ne i shohim veprime të tilla nga pala japoneze si një kërcënim për sigurinë e vendit tonë. Nëse praktika të tilla zgjerohen, Rusia do të marrë masa hakmarrëse në interes të forcimit të aftësive të saj mbrojtëse,”-tha Morgulov.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se për cilat nga ushtrimet SHBA-Japoni po fliste, dhe as nuk bëri me dije se për çfarë forme hakmarrje e kishte fjalën.

Marina amerikane dhe japoneze përfunduan javën e kaluar stërvitjet e përbashkëta në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Filipineve, të drejtuara nga grupi i goditjes ajrore USS Abraham Lincoln.

Gjatë muajit Abraham Lincoln udhëhoqi stërvitje të përbashkëta në Detin e Japonisë, mbi të cilin Rusia ka një vijë të gjatë bregdetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu