Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët. Në Mbretërinë e Bashkuar, deri më 20 prill, janë rregjistruar 111, ndërsa deri më 27 prill u raportuan 55 raste të reja në 12 shtete Europiane. Gjithashtu 12 raste janë raportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 12 në Izrael dhe një në Japoni. Sipas mediave të huaja, rastet e hepatitit akut tek fëmijët mund të lidhen me adenovirusin, pasi tre të katërtat e 53 fëmijëve që u testuan rezultuan pozitivë.
Të infektuarit me një adenovirus mund të shfaqin simptoma të ftohjes ose gripit, ethe ose dhimbje të fytit, si dhe sëmundje më të rënda si infeksionet akute të frymëmarrjes si bronkiti ose pneumoni.





