“Rrudhet” numri i anëtarëve, ja sa delegatë pritet të marrin pjesë nesër në Kuvendin e PD

0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me Kuvendin e PD që do të mbahet nesër.

Burimet bëjnë me dije se do të marrin pjesë 1800 delegatë nga i gjithë vendi pasi në këtë Kuvend të jenë dhe anëtarët aktual të Këshillit Kombëtar.

Nesër pritet që të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë ne oren 13.00.

Do të ketë 20 foles, prej të cilëve figura të rikthyera në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj.

Kuvendi do të propozoje ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.