Donin të evakuonin një grua, dy vullnetarë britanikë arrestohen nga forcat ruse në Ukrainë

0

Dy vullnetarë britanikë që punonin për të ofruar ndihmë humanitare në Ukrainë janë arrestuar nga forcat ruse në një pikë kontrolli në jug të Zaporizhia, sipas një organizate ndihmash.

“Zyra e Jashtme po bën gjithçka që mundet për të mbështetur dhe identifikuar këta dy njerëz ,” tha Ministrja e Tregtisë Anne-Marie Trevelian.

Organizata jofitimprurëse Presidium Network njoftoi se të dy burrat, të dy shtetas britanik, po punonin si të pavarur në Ukrainë si pjesë e një programi për të siguruar ushqim, furnizime mjekësore dhe mbështetje për evakuimin e civilëve.

Dominic Byrne, bashkëthemeluesi i grupit, tha se fati i dy burrave po injorohej pasi ata hynë në territorin e kontrolluar nga Rusia, duke planifikuar të ndihmonin në evakuuimin e një gruaje. Tre orë pasi ata do të mbërrinin në shtëpinë e saj, gruaja tha se po merrej në pyetje nga ushtarët rusë për dy burra që kishin kapur, tha Byrne.

“Dy shtetas britanikë, të cilët dolën vullnetarë dhe nuk u shoqëruan me ne, por ne i njihnim, Paul Arey (lindur 1977) dhe Dylan Healy (lindur në 2000) u arrestuan nga ushtria ruse në një pikë kontrolli të hënën në Ukrainë,” tha Bern, duke shpjeguar se të dy burrat kishin shkuar në Ukrainë me iniciativën e tyre.

Dje, të enjten, qeveria britanike konfirmoi se një shtetas britanik u vra dhe fati i një tjetri në Ukrainë nuk dihet. Mediat lokale raportuan se i vdekuri ishte një veteran i ushtrisë britanike, i cili besohet se ka luftuar me forcat ukrainase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu