Fituesi i “American Idol” Laine Hardy është arrestuar nga Departamenti i Policisë së Universitetit Shtetëror të Luizianës.
Ai u arrestua me “akuzën e përgjimit dhe zbulimit të komunikimit me telefon.”
Ish-e dashura zbuloi aparatin e përgjimit në dhomën e saj të konviktit më 7 prill dhe thirri policinë. “Viktima deklaroi se pasi kishte kërkuar në google pajisjen mësoi se ishte një regjistrues i aktivizuar i zërit VR-500”, thuhet në urdhër.
21-vjeçari e zbuloi lajmin se ishte nën hetim përmes një postimi në Facebook , duke thënë se LSUPD lëshoi ”një urdhër për shkak të akuzave të bëra kundër tij”.
Këngëtari nuk specifikoi se për çfarë akuzohej, por vuri në dukje se ishte “plotësisht bashkëpunues” me policët.
Postimi i tij vazhdoi: “Megjithatë, për shkak të natyrës së ndjeshme të këtij pretendimi, me përulësi kërkoj privatësi në këtë moment. Unë kam respektin maksimal për ligjin dhe do të ndihmoj në hetimin e tyre sipas nevojës për të ecur përpara.”