Macron telefonon Zelenskyn: Do të rrisim ndihmat ushtarake dhe ekonomike

0

Presidenti francez Emmanuel Macron foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën, sipas një deklarate të Pallatit Elysee.

“Presidenti i Republikës i rikonfirmoi Presidentit Zelensky gatishmërinë e tij për të punuar aktivisht gjatë mandatit të tij të dytë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke mbajtur gjithmonë një koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tij evropianë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Macron, shprehu shqetësimin për vazhdimin e bombardimeve të qyteteve të Ukrainës dhe situatën “e padurueshme” në Mariupol.

Macron i tha Zelenskit se mbështetja ushtarake për Ukrainën do të vazhdojë të rritet, si dhe ndihma humanitare e ofruar nga Franca, e cila deri më tani arrin në më shumë se 615 ton pajisje, duke përfshirë furnizime mjekësore, gjeneratorë për spitale, ndihma ushqimore, ndihmë në strehimore dhe automjetet e urgjencës, sipas Elysee.

Macron tha gjithashtu se me kërkesë të autoriteteve ukrainase, misioni i ekspertëve francezë që kontribuojnë në mbledhjen e provave për të luftuar kundër mosndëshkimit dhe për të lejuar punën e drejtësisë ndërkombëtare për krimet e kryera në kontekstin e agresionit rus, do të vazhdojë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu