GJIROKASTËR- Një kabinë elektrike ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se nga flaka ka mbetur pa energji elektrike lagjja Kordhocë, pjesë në cilën mbulonte edhe kabina.
Ende nuk dihen shkaqet dhe arsyet se përse ka marrë flakë kabina, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.