Kapen 654 kg kokainë në Itali, do shpërndahej nga Shqipëria për në Selanik

0

Një sasi rekord kokaine është gjetur nga autoritetet italiane në orët e para të së premtes në portin e Kalabrisë, ku janë sekuestruar 654 kilogramë kokainë, të cilat kishin destinacion përfundimtar Selanikun.

Autoritetet vlerësojnë se nga aty droga do të shkarkohej dhe më pas do të transportohej me rrugë rrugore drejt vendeve të Evropës Perëndimore nëpërmjet Ballkanit dhe kryesisht Shqipërisë.

Oficerët e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me komandot e rojes bregdetare italiane kanë lokalizuar drogën në portin Joya Tauro në Kalabri. Sipas hetimeve, kontejnerët janë marrë me qira nga një kompani transporti dhe ajo që mbetet për t’u përcaktuar është se kush do ta marrë kokainën në Selanik.

Vlera e drogës kalon 50 milionë euro. Megjithatë, trafikantët do të fitonin më shumë se 200 milionë, pasi bëhet fjalë për 654 kilogramë kokainë të pastër, e cila pas përpunimit do të katërfishohej.

Në ditët në vijim Policia greke dhe roja bregdetare pritet të kërkojnë informacion zyrtar nga autoritetet italiane për të nisur hetimet për qarkun që priste drogën në Selanik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu