Aksident i rëndë në Greqi/ Mjeti humb kontrollin, bie në det së bashku me një nënë me dy fëmijë

0

Një aksident i frikshëm automobilistik është regjistruar pasditen e të shtunës në Greqi.

Një makinë ka rënë në det nga 20 metra lartësi, pasi drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin, duke rrezikuar jetën e 2 fëmijëve të mitur që ishin bashkë me të.

Sipas informacioneve nga Roja Bregdetare, ngjarja ka ndodhur në Salamina ku 37-vjeçarja dhe dy fëmijët janë nxjerrë të plagosur nga mjeti dhe më pas janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Thriasio të Elefsinës.

“Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën bregdetare të Aiantiou , Salamina , ku një automjet i drejtuar nga një 37-vjeçare ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga lartësia rreth (20) metra, duke përfunduar në det, me pasojë plagosjen e 37-vjeçares dhe dy të miturve që ndodheshin në makinë”, – njofton roja bregdetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu