Trevor Noah ka komentuar lidhur me lirinë e shprehjes në SHBA, duke mbajtur një fjalim të gjatë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ai po fliste se si gazetarët në shumicën e vendeve vriten nga politikanët pasi u zbulojnë sekretet më të thella dhe nuk vriten apo burgosen.
Ndërsa gjithë liritë e tij dhe të kolegëve i ka krahasuar me ato të kolegëve të tij në Rusi, duke shpërndarë dhe një mesazh të rëndësishëm.
“Secili prej jush, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, është një bastion i demokracisë. Nëse ndonjëherë filloni të dyshoni në përgjegjësitë tuaja, sa kuptimplotë është. Mos shikoni më tej se çfarë po ndodh në Ukrainë. Gazetarët po rrezikojnë jetën e tyre për të treguar se në botë çfarë po ndodh realisht. E kupton se sa e mahnitshme është sepse në Amerikë ke të drejtë të kërkosh dhe të thuash të vërtetën. Edhe nëse kjo i bën njerëzit në pushtet të mos ndihen rehat. Edhe nëse kjo i bën shikuesit tuaj të mos ndihen rehat.
E kuptoni sa e mahnitshme është? qëndrova këtu sonte dhe u talla me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe do të jem mirë. Do të jem mirë apo jo? A e kupton vërtet se çfarë bekimi është? Ndoshta ka ndodhur kaq gjatë sa mund të të rrëshqasë mendje. Është një bekim. Pyete veten këtë pyetje. Nëse gazetarët rus që po humbasin jetën dhe lirinë për atë që po bën qeveria e tyre. Nëse do të kishin atë që keni ju, a do ta përdornin atë si ju?,”-tha ai.