Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në kryeqytetin e Filipineve, Manila, sipas zyrtarëve të vendit.
Thuihet se tetë persona kanë humbur jetën ku në mesin e tyre gjashtë janë fëmijë.
Sipas prestigjiozes “BBC” zjarri ka filluar rreth orës 5 të mëngjesit gjatë ditës së hënë ku ka shkatërruar rreth 80 shtëpi.
Fillimisht zjarri ka shpërthyer në katin e dytë të një shtëpie të mbushur me njerëz brenda kampusit të Universitetit të Filipineve në Quezon City, ku shkaqet ende nuk dihen.
Greg Bichayda oficeri i lartë i zjarrëfikseve ka dhënë një intervistë për agjensinë e lajmeve “AFP” ku është shprehur se është dashur gati dy orë për të shuar flakët.
“Zjarri u përhap shpejt”, tha Bichayda, duke shtuar se viktimat nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Në deklaratën e tij ai ka treguar se lidhur me vdekjen fatkeqe të gjashtë fëmijëve ende janë bërë publike moshat apo detaje të reja lidhur me to.