Ditën e sotme qytetarët e zonës së Kodrës së Prifiti janë ngritur në protestë. Duke kundërshtuar projektin që parashikon zgjerimin e Unazës, banorët dolën sot për të kundërshtuar edhe prishjen e banesave të tyre.
‘I do qejfi e më thotë dil me qera, e ku të shkoj unë. Apo të ndërtojë Tom Doshi këtu me shokët e vet. Sot kujtohen dhe thonë se do të devijohet rruga.’– tha njw nga banoret.
Ata janë shprehur se u është premtuar legalizimi i banesave, të cilat do u shemben për këtë projekt. Sipas tyre është favorizuar një tokë, që është boshe për të ndërtuar pallate.
“Kjo është një tok bosh,kosto është 23 mld lekë. Që pot a shumëzosh I bie 28 mijë euro kilmetri. Edhe taksapaguesve u shkurton kostot, nuk janë pak. Shpirti im e di, tham se do legalizoheshim edhe ne. 22 vite pa u legalizu. Me vjen keq që dëgjova Veliaj që sa të jem unë dhe Rama rrugët nuk ndryshojnë. Po mirë kur ia dhamë votën i pëlqeu atij? E mori cunin të mbledh njerëzit. Na premtoi se me garanci do të dëmshpërbleheni, ua jap me garanci, si nuk na ka ardh një njëri. Nuk e di si e vleresojne ato, kur jam ankuar te avokati i popullit, dhe më kanë sjell letrën që më kap rruga. Ne duam që projekti të shkojë ku ka qenë. Vota nga ne nuk presim më. Edhe kalamajtë që janë kokë e këmbe më Edi Ramën mos ta votojnë”– tha një tjetër.