Presidenti Joan Laporta përgatit në heshtje revolucionin te Barça…

0

SPANJE – Çdo ditë që kalon dhe lista e viktimave bëhet më është më e gjatë. Indinjata e drejtuesve të Barcelonës është në rritje për shkak të rezultateve të arritura nga skuadra, pasi emocionoi tifozët pas 0-4 në “Santiago Bernabéu”.

Dhe nuk ka shumë arsye për optimizëm, sepse kur kanë mbetur edhe katër javë, detyrimi për të përfunduar të paktën në pozicionet Champions dhe si sfidë prioritare, të arrijë vendin e dytë që i jep akses në edicionin e ardhshëm të Superkupës së Spanjës (janë 9 milionë të tjera në lojë) janë vënë në dyshim.

Dhe pikërisht, për këtë arsye Joan Laporta dhe sekretariati teknik i Barçës po hedhin themelet për atë që do të jetë një revolucion me shkronja të mëdha. Në këtë linjë, klubi është i gatshëm të marrë të gjitha vendimet e nevojshme, duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontratave, qoftë të paguara me këste apo menjëherë.

Klubi konsideron se ka lojtarë kyç për t’u përballur me të ardhmen, në të cilën do të vendosen themelet. Dhe këta janë: Eric García, Araujo, Gavi, Nico, Pedri, Ferran dhe Ansu Fati. Klubi beson se, pavarësisht rinisë së tyre, ata tashmë e kanë dëshmuar vlerën e tyre dhe se mund të bëhen shtyllat, mbi të cilat bazohet Barça e re. Pjesa tjetër e lojtarëve janë në pragun e daljes.

Në një farë mënyre, ajo që Joan Laporta planifikon është të bëjë një revolucion, si ai që ndodhi në 2003, kur ai u bë president, i cili largoi 14 lojtarë dhe solli 11 të tjerë. Për Barcelonën vera pritet te jetë e gjatë nga vështirësitë që sjell gjithmonë një proces i këtyre përmasave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu