Funerali dhe ceremonia mortore e Mino Raiolës, familja merr vendimin ekstrem…

0

Mino Raiola do të përcillet për në banesën e fundit, vetëm nga të afërmit e tij në një ceremoni intime dhe private, pasi humbi jetën javën e kaluar në moshën 54-vjeçare, pasi nuk kapërceu një sëmundje në frymëmarrje.

Familja e superagjentit ka vendosur që dita, ora dhe vendi, ku do t’i jepet lamtumira e fundit Raiolës nuk do të bëhen publike, gjë që ndjek linjën e konfidencialitetit të dëshiruar nga ai vetë muajt e fundit.

Në këtë mënyrë, Raiola do të shoqërohet nga familjarë dhe miq të ngushtë, mes të cilëve personalitete të botës së futbollit, si dhe ata që ai ka përfaqësuar gjatë këtyre viteve.