BELGJIKË– Michel Claise, një nga gjyqtarët më të rëndësishëm në Belgjikë k vendosur të flasë për mafian shqiptare dhe për rrezikun që dërgojnë në vendin e tij. Claise shprehet se grupet shiqiptare janë të vendosura prej vitesh në Belgjikë, ku po pastrojnë paratë e fituata nga krimi i organizaur, trafik droge, vrasje e prostitucion.
Ai shton se mafia shqiptare po blen biznese në Belgjikë dhe po pastron paratë ndërsa shteti humbet 30 milionë euro në vit për fajin e tyre. Hetuesi thotë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë aty, por janë zbuluar vitet e fundit, me evoluimin e pajisjeve të hetuesisë belge që ka arritur të zbardhë detaje e të hedhë dritë mbi ta. Ai tregon se në vendin e tij ka edhe zyrtarë që kanë bërë ‘gabime’ duke bashkëpunuar me trafikantë shqiptarë,-tha ai në një intervistë.