U bullizua për peshën, Eurovision “i del në mbrojtje” Ronela Hajatit: Do të marrim masa ligjore!

0

Ronela Hajati vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së edhe në Eurovizion.

Pas performancës, tashmë edhe sikletet e bullizmit për peshën trupore.

LaRepubblica i ka dedikuar një artikull Ronelës dhe komenteve bullizuese duke bërë me dije se ‘Eurovision’ do marrë masa ndaj këtyre njerëzve. Pasi u përball me fyerje të vërteta, tallje, meme për pamjen e saj fizike, më pas u “censurua” nga kanalet zyrtare të komunikimit të “Eurovision” për pozat provokative. Ajo me ironi tha në konferencën për shtyp: “Eurovizion? Shfaqje familjare” teksa organizatorët e EBU(European Broadcasting Union) janë të detyruar të mbajnë qëndrim: diskriminimi në festivalin europian të këngës nuk do të tolerohet.

Paralelisht me sulmet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe kritikat ndaj EBU për mënyrën se si po menaxhon komunikimin. Ka kritika për të gjithë organizatën italiane, krahasuar me edicionin fatkeq të vitit 1991. Në një deklaratë publike EBU-ja ën me dije:

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar spektaklin e këtij viti.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu